Durrësi përmbytet pas disa orësh shi, qytetarët e revoltuar, asnjë masë nga bashkia

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 22.08.2025, 09:15

Reshjet intensive të shiut që kanë rënë për vetëm pak orë kanë shkaktuar përmbytje në disa zona të qytetit bregdetar të Durrësit. Uji ka pushtuar rrugët, duke bërë të pamundur qarkullimin dhe ndalimin e automjeteve në disa segmente kryesore. Banorët raportojnë vështirësi në lëvizje dhe mungesë të ndërhyrjes së menjëhershme nga autoritetet.

"Mirëmëngjesi, si jeni? Doja të ndaja këtë me ju, vetëm pas disa orësh shi, janë përmbytur disa vende në Durrës, saqë nuk kishe ku të ndaloje.", shkruan qytetari për JOQ.

Rrugët janë mbushur me ujë, duke e bërë të pamundur qarkullimin e automjeteve dhe lëvizjen e këmbësorëve. Shumë drejtues mjetesh mbetën të bllokuar në trafik, pa mundësi ndalimi apo kthimi. Mungesa e investimeve në sistemin e kanalizimeve ka bërë që Durrësi të kthehet në një liqen.

Kjo situatë përsëritet çdo vit me reshjet e para, por institucionet lokale nuk ndërmarrin asnjë masë të qëndrueshme. Deri në orët e para të mëngjesit, nuk është raportuar ndonjë ndërhyrje konkrete nga strukturat përkatëse për normalizimin e situatës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit