“Në Velipojë dallgët e sollën ujin e detit deri te parkimi i makinave”

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 21.08.2025, 20:41

Pasditja e sotme solli dallgë të fuqishme në bregdetin shqiptar, duke vënë në rrezik jetën e shumë pushuesve.

Situata më e rënduar u regjistrua në Shëngjin dhe Velipojë, ku në kullat e vrojtimit u ngrit flamuri i kuq si paralajmërim i qartë që pushuesit të largoheshin menjëherë nga uji.

Në Velipojë, dy persona rrezikuan të mbyteshin pasi u tërhoqën nga dallgët, por fatmirësisht u shpëtuan nga pushues të tjerë që ndodheshin aty pranë.

Pamjet e fundit të mbërritura në redaksinë tonë tregojnë se dallgët sollën ujin e detit deri tek çadrat dhe madje edhe në hapësirat e parkimit të automjeteve.

“Situata në Velipojë në orën 18:00, uji ka arritur deri te parkimi i makinave,” shkruan një qytetar.

Një punonjës policie shihet i futur në ujë duke i kërkuar qytetarëve që të dalin në breg.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit