Dy të rinj bllokohen nga dallgët, i shpëtojnë pushuesit

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 21.08.2025, 19:54

Këto pamje vijnë nga plazhi i Velipojës në veri të vendit, ku pasditen e sotme dy të rinj rrezikuan mbytjen për shkak të dallgëve të shumta.

Sipas dëshmitarëve për JOQ Albania, bëhet e ditur se dy të rinjtë mbetën të bllokuar në mes të ujit, dhe asnjë prej autoirteteve nuk ishte aty për t’i ndihmuar. Të vetmit që ndërhynë dhe mund të shpëtojnë të rinjtë, ishin pushuesit që u mblodhën me shpejtësi.

“U shpëtuan në plazhin e Velipojës pak minuta më parë. Për shkak të dallgëve dy të rinj ngelën në mes të detit dhe asnjë polic ose polumbar nuk i erdhi në ndihmë. Ishim të gjithë në ankth sepse nuk mund t’i ndihmonim. Ka 40 minuta që kemi lajmëruar policinë e shtetit. Shyqyr Zotit shpëtuan falë njerëzve që i dhanë ndihmë,” shkruan denoncuesi.

Në pamje duken pushuesit të cilët janë mbledhur grumbull rreth të shpëtuarve. Fatmirësisht qytetarët u bënë heronj të të rinjve, por raste të tilla ngrenë alarmin për mungesë të mbikëqyrjes së sigurisë të pushuesve dhe ndërhyrje në situata emergjente si kjo që sapo patë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit