Çudira nga Saranda, policia gjobit qytetarin për motorin e sapo blerë

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 21.08.2025, 17:30

Një qytetar nga Saranda është përballur me një situatë të pabesueshme: gjobë për një motor që nuk ka lëvizur asnjë centimetër.

Më 19 gusht 2025, ai bleu motorin, përfundoi të gjitha procedurat për dokumentacionin dhe targat, dhe përkohësisht vendosi targën poshtë sediljes. Motorri qëndroi i palëvizur gjatë natës, pa u përdorur fare.

Megjithatë, të nesërmen ai gjeti një gjobë nga Komisariati i Sarandës, pavarësisht se mjeti nuk kishte lëvizur. Përpjekjet për të marrë shpjegim nga policia nuk dhanë asnjë përgjigje, duke e lënë qytetarin të habitur dhe të pakënaqur.

Rasti i tij ngre pyetje serioze mbi mënyrën e lëshimit të gjobave dhe transparencën e autoriteteve. Ai është një shembull i qartë se edhe qytetarët që respektojnë ligjin mund të përballen me dënime të padrejta, duke vënë në dukje nevojën për kontroll më rigoroz dhe procedura më të qarta nga shteti.

Mesazhi i qytetarit:

Përshëndetje JOQ,

Më datë 19.08.2025 bleva një motor në Sarandë. Shkova, bëra të gjitha letrat dhe targat, dhe përfundova procedurat rreth orës 15:00. Targën e vendosa përkohësisht poshtë sediljes, sepse nuk kisha mundësi ta vendosja menjëherë. Helmimin e kisha ende në kokë dhe atë natë nuk e lëviza motorin.

Të nesërmen e vura targën tek një servis. Por dua të theksoj se policia më ka vendosur gjobë në të njëjtën ditë që e bleva motorin. Motorri ishte në shtëpi dhe targa poshtë sediljes, prapë gjoba erdhi, siç shihet në foton nga Komisariati i Sarandës. Kur shkova në polici, nuk mora asnjë shpjegim.

Nuk më shqetëson shumë gjoba, pasi është rreth 10 mijë lekë, por shteti të vendos gjoba pa pasur fare qarkullim të mjetit. Faleminderit nëse vendosni ta postoni. 🙏🙏

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit