E reja gjermane përdh*nohet nga shqiptari: “Ishte i martuar me fëmijë!”

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 21.08.2025, 16:52

Një ngjarje shokuese ka tronditur qytetin e Hanoverit në Gjermani. Një vajzë e re gjermane ka rrëfyer se është përdhunuar nga një i njohuri i saj me origjinë shqiptare, i cili tashmë është shpallur në kërkim.

Sipas dëshmisë së saj ekskluzive për TVA News, mbrëmjen e 1 gushtit ajo ishte ftuar në banesën e 35-vjeçarit Violent Duka, me të cilin njihej prej një viti. Vajza kishte pranuar të shkonte, pasi besonte se ai ishte i martuar dhe me fëmijë që jetonin në Shqipëri.Mirëpo, çfarë ndodhi më pas ishte një makth i vërtetë. Ajo thotë se fillimisht ai e ngacmoi, ndërsa ajo u përpoq të largohej. Në tentativën e dytë, sipas saj, Duka e ka kapur prej fyti, duke i bllokuar zërin, e më pas e ka përdhunuar.

Denoncimi i saj ka hapur menjëherë një hetim të gjerë. Duka është shpallur në kërkim nga policia gjermane, e cila dyshon se ai është larguar drejt Shqipërisë për t’iu shmangur drejtësisë.

Ndërkohë, vajza gjermane thotë se jeta e saj ka ndryshuar rrënjësisht pas asaj nate. Ajo jeton çdo ditë me ankth, ndërsa mes lotësh shprehet se e vetmja gjë që kërkon është: drejtësia.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit