Një aksident i dyfishtë ka ndodhur pak minuta më parë në afërsi të Dukatit, pak para tunelit të Llogarasë.
Në pamjet e mbërritura në redaksinë tonë, duken dy automjete të aksidentuara, njëri prej të cilëve nga përplasja e fortë ka devijuar duke dalë jashtë rrugës.
Në vendngjarje ende nuk ka mbërritur ambulanca, ndërkohë që të vetmit që japin ndihmën e parë janë disa djem që nxitojnë sa nga njëra makinë te tjetra.
Është e paqartë dinamika e aksidentit dhe nëse ka të lënduar ose viktima nga kjo ngjarje, ndërkohë që pritet një reagim nga autoritetet.