ASh, Taravari: Deklarata e Filkovit rrezikon përfaqësimin e shqiptarëve, të ndërhyjë faktori ndërkombëtar

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 21.08.2025, 22:15

Aleanca për Shqiptarët, krahu i Arben Taravarit, shpreh shqetësim të thellë për deklaratën e Igor Filkov, ministrit të Drejtësisë, për mundësinë e rishikimit të shumicës së Badenterit.

Nga ASh thonë se ky mekanizëm është themelor për garantimin e përfaqësimit të komunitetit shqiptar në institucionet e Maqedonisë së Veriut.

“Deklarata e ministrit është e papranueshme dhe përbën kërcënim të drejtpërdrejtë për të drejtat dhe përfaqësimin e shqiptarëve. Pas heqjes së Balancuesit, tani kërkohet edhe heqja e Badenterit, duke vënë në rrezik barazinë etnike dhe parimet demokratike,” thekson nga ASh.

ASh për këtë ka akuzuar edhe koalicionin qeverisës VLEN.

“VLEN vazhdon të jetë mbështetës i çdo nisme antishqiptare të qeverisë jolegjitime. Me heshtjen dhe pranimin e veprimeve të tilla, VLEN po rrezikon interesat dhe të drejtat e shqiptarëve, duke e legjitimuar politikën diskriminuese të këtij pushteti”, thonë nga ASh.

ASh për këtë ka kërkuar edhe ndërhyrjen e faktorit ndërkombëtarë.

“Të ndërhyjnë dhe të ndalojnë këtë ofensivë kundër përfaqësimit të shqiptarëve, sepse çdo tentativë për të hequr mekanizmat e garantimit të barazisë etnike është një sulm ndaj demokracisë dhe stabilitetit të vendit”, thuhet në reagim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit