‘WWE’ në rrugët e vendit, shoferi bëhet ‘gjyqtar’ i deshëve

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 21.08.2025, 15:14

Nuk është normale, por në rrugët e Shqipërisë mund të gjesh çdo gjë!

Ka këmbësorë që futen në autostrada, ‘kamikazë’ që s’u dhimbset jeta e tyre të cilët kërkojnë të marrin dhe të tjerë me vete në botën tjetër, bagëti nga më të ndryshmet, duke nisur që nga lopët, kuajt, delet e dashët.

Kështu ka ndodhur së fundmi në një prej rrugëve të vendit tonë. Dy deshë ishin duke zhvilluar një përballje të vërtetë mes tyre, të ngjashme me ato të ‘WWE’ në mes të rrugës, por u mungonte gjyqtari.

Qytetarët mbetën të bllokuar në makina pasi rruga ishte kthyer në arenë përplasje brirësh, por po shijoni një përballje të veçantë. Njëri prej tyre, që në makinë kishte dhe disa fëmijë, zbriti nga automjeti për t’u bërë ‘gjyqtar’ i tyre.

Ai u afrohet deshëve dhe përpiqet t’i ndajë. E kap njërin prej brirësh dhe e tërheq, por dashi tjetër ishte shumë inatçi dhe nuk dorëzohej.

E gjithë përballja është filmuar nga brenda makinës dhe pamjet janë shpërndarë në rrjetet sociale, duke marrë me mijëra komente e shpërndarje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit