Fondi për Sigurim Shëndetësor (FSSH) kryen kontrolle të rregullta në zbatimin e obligimeve të dakorduara me institucionet publike dhe private të shëndetësisë dhe informon se në katër vitet e fundit nuk është regjistruar asnjë ankesë për ndërhyrje të panevojshme mjekësore. Lidhur me pretendimet e fundit për ndërhyrje të supozuara të panevojshme mjekësore, të parashtruara në opinion, FSSH-ja edhe një herë përsëriti angazhimin e saj për transparencë, respektim të ligjit dhe mbrojtje të të drejtave të pacientëve.
Nga FSSH-ja theksojnë se po ndjek “me kujdes të duhur” të gjitha çështjet lidhur me cilësinë, sigurinë dhe ligjshmërinë e shërbimeve shëndetësore, të ofruara për persona të siguruar dhe u bën thirrje të gjithë palëve të interesuara në sistemin shëndetësor, si dhe deri tek opinioni, “për komunikim të matur dhe të arsyetuar bazuar në fakte të verifikueshme, me qëllim ruajtjen e besimit në sistemin e kujdesit shëndetësor dhe shmangien e përgjithësimeve që mund të shkaktojnë sensacionalizëm”.
“Fondi thekson rëndësinë e respektimin drejt standardeve profesionale, etikës mjekësore dhe parimeve të mjekësisë së bazuar në prova, të cilat paraqesin themelin e sistemin shëndetësor. Në kuadër të kompetencave të veta ligjore, FSSH kryen kontrolle të rregullta të obligimeve të dakorduara me institucionet publike dhe private të shëndetësisë, me qëllim të sigurohet që shërbimet e kujdesit shëndetësor të ofrohen në përputhje me rregulloret ligjore dhe kontratat e lidhura. Në të gjitha institucionet kryhen kontrollet e rregullta vjetore, ndërsa Fondi vepron edhe për ankesat e paraqitura nga pacientët ose për gjetjet e veta. Në katër vitet e fundit, nuk është regjistruar asnjë ankesë për ndërhyrje të panevojshme mjekësore, ndërsa Fondi ka kryer nëntë kontrolle për fonde të mbledhura privatisht bazuar në analizat e veta”, theksohet në kumtesën e FSSH-së.