Rruga në Radomir të Dibrës prej dy vitesh në gjendje të mjerueshme  banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 21.08.2025, 16:01

Prej më shumë se dy vitesh, rruga që lidh fshatin Radomir me pjesën tjetër të zonës ndodhet në një gjendje të mjerueshme dhe të pakalueshme. Banorët e fshatit janë të izoluar, veçanërisht gjatë stinëve me reshje bore e shiu, kur kalimi bëhet thuajse i pamundur për automjete dhe këmbësorë pasi rrëshqitjet e dherave janë prezente.

Pavarësisht ankesave të përsëritura dhe kërkesave drejtuar autoriteteve lokale dhe qendrore, deri më tani nuk është ndërmarrë asnjë masë konkrete për rehabilitimin e rrugës. Situata po vështirëson ndjeshëm jetën e banorëve, veçanërisht të të moshuarve dhe fëmijëve, si dhe po ndikon negativisht në aktivitetet ekonomike të zonës.

“Përshëndetje, si jeni? A mundeni ta publikoni ju lutem? Rruga në Radomir të Dibrës, ka prej 2 vitesh në këtë gjendje, është e pakalueshme. Ju lutem shpërndajeni.” shprehen banorët, të zhgënjyer nga neglizhenca e vazhdueshme. Apelohet ndaj bashkisë Dibër që të marrë masa sa më parë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit