Djali kërkon babain: Isha në klasë të katërt kur humbi, s’di asgjë për të

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 21.08.2025, 14:38

Redaksia jonë publikoi ditën e djeshme dy histori të personave të ndryshëm që kanë humbur vite më parë, Jetmir Pepa dhe Iglin Zdrava. Familjet e tyre janë pa asnjë kontakt me të afërmit për më shumë se një dekadë e gjysmë.

Sot do të publikojmë një tjetër rast, atë të Haxhi Metas familja e të cilit ka humbur kontaktet me të që prej datës 13 nëntor të vitit 2007.

Haxhiu është me origjinë nga Puka. Ai ka lindur në 1 prill 1967. Familjarët e tij kontaktuan me gazetarët tanë, duke treguar se kontaktet e tyre të fundit mesditën e 13 nëntorit 2007.

Djali i tij shkruan: Kemi jetuar në Shijak te ‘4 rrugët’. Babi u largua në drejtim të paditur dhe nuk është kthyer më. Unë atëherë kam qenë në klasën e katërt. Babi la telefonin në shtëpi dhe rreth orës 11-12 të drekës është larguar. Kaq di! Fotoja është e vjetër, në krah të majtë ka një shenjë dalluese.

Familjarët nuk dinë asgjë për fatin e Haxhiut. Ata kanë lënë këtë numër telefoni për të dërguar informacione nëse dikush e ka parë ose di diçka për të 068 26 73 567.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit