Bashkia Berat kthen lagjen 22 Tetori në landfill plehrash

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 21.08.2025, 13:49

Ndërsa bota flet për panele diellore, makina elektrike dhe energji të pastër, lagjja “22 Tetori” në Berat na sjell një version lokal të inovacionit: një landfill në mes të lagjes. Falë “vizionit” të kryebashkiakut dhe heshtjes absolute të institucioneve, qytetarët tashmë kanë një muze të hapur mbetjesh urbane.

Aroma e plehrave është bërë pjesë e përditshmërisë së banorëve, aq sa me pak sarkazëm mund të quhet “aroma e zhvillimit”. Në ditët me temperatura ekstreme, ky “eksperiment mjedisor” jo vetëm që nuk zhduket, por shndërrohet në një kërcënim të qartë për shëndetin publik.

Për ta bërë ironinë edhe më të hidhur, kjo nuk është hera e parë që situata denoncohet. Megjithatë, bashkia duket sikur po teston durimin e qytetarëve, duke lënë plehrat të “fermentohen” deri në ndonjë konferencë të radhës për “qytete të gjelbra”.

Nëse pjesa tjetër e botës ecën përpara, Berati duket se ka zgjedhur të jetë pararojë… në fushën e mbetjeve.

Pyetja që ngrihet është,a do të zgjohet bashkia Berat nga gjumi, apo ky landfill do të shpallet atraksioni i ri turistik i qytetit?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit