Zhdukja e mistershme e Daniel Shimës, ish-numri 2 i AKSHI-t mes fajdeve dhe tenderave të Ramës

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 21.08.2025, 13:27

Ish-zv.drejtori i AKSHI-t, Daniel Shima, u zhduk për mbi 10 orë, duke ndezur dyshime të forta rreth fatit të tij. Para zhdukjes, ai u filmua nga kamerat e sigurisë në Qytetin Studenti dhe në dalje të tunelit Tiranë-Elbasan, ndërsa mesazhi i fundit për partneren, “Po më arrestojnë”, ngriti alarmin, teksa denoncimin për zhdukjen e Shimës e bëri nëna e tij.

Policia konfirmoi se Shima nuk ishte ndaluar dhe më pas ai u paraqit vetë në komisariatin nr.1, duke thënë se kishte ikur pas një sherri me të dashurën. Bëhet e ditur se Shima kishte kërkuar para me fajde dhe po investonte shuma të mëdha në biznese, çka tregon për presione dhe probleme financiare që po kalonte pas shkarkimit nga AKSHI në mars 2024, një ditë pas seancës së SPAK ku u mor në pyetje shefja e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj.

Vlen të theksohet edhe që ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj në një intervistë nga arratia në korrik të vitit 2024, foli për një përgjim ambiental të kapur nga SPAK për tendera në vlerën e 43 milionë eurove ose 43 miliardë lekëve, përmes Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit. Sipas Ahmetajt, Daniel Shima është kërcënuar nga Rama që të mbyllë gojës.

Çfarë ndodhi realisht gjatë orëve kur Daniel Shima ishte i zhdukur ende nuk është qartë, por janë disa pyetje që ngrihen:

A ishte zhdukja e Shimës një akt i inskenuar për të shmangur presionin apo një sinjal alarmi për ndonjë rrezik real?

Çfarë di realisht Shima për tenderat e dyshimtë të AKSHI-t lidhjet me Ramën dhe a është nën presion për të mos folur?

A po e heton SPAK këtë çështje, apo po hesht për figurat që përmenden në përgjime dhe çfarë lidhje ekziston mes shkarkimit të Shimës dhe seancës së SPAK ku u pyet Karçanaj?

A do të dalin në dritë detaje të tjera që lidhin politikën, biznesin dhe shantazhin në këtë histori të një rrëmbimi plot mistere?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit