Radhët në pikën kufitare të Qafë Thanës shpesh krijojnë shqetësim dhe iritim për qytetarët që kërkojnë të kalojnë kufirin nga njëra anë në tjetrën.
Së fundmi disa qytetarë që ishin duke kaluar në këtë doganë janë përballur me disa veprime të punonjësve të policisë në doganë, të cilat i konsiderojnë të padrejta.
Qytetarët tregojnë se kanë më shumë se dy orë që ka mbetur i bllokuar në trafik, bashkë me shumë udhëtarë të tjerë. Ai më tej tregon me pamje se si polici i kufirit takon një person dhe menjëherë pas tij një makinë futet pa radhë.
“Është makina e katërta makinë që kalon pa radhë. Ja shiko polici, futu i tha,” shprehet qytetari.
Kjo praktikë duhet të marrë fund. Të gjithë qytetarët duhet të trajtohen të barabartë, dhe jo disa të kalojnë pa radhë, e të tjerët të vijojnë të presin për orë të tëra të bllokuar.
Denoncimi i plotë:
“Duam te bejme nje denoncim kemi mbi dy ore ne radhe ne kufirin e Qafe Thanes, mire qe punojne vetem 2 sportele por polici i kufirit vetem fut makina pa radhe duke marre rrushfete. Eshte makina e 4 qe kalon pa radhe.”