Zhdukja e dyshimtë e ish-zv/drejtorit të AKSHI-t, Daniel Shima ngriti dyshime mbi mirëqenien e tij.
Janë ngritur aludime se Shima mund të jetë kërcënuar për të mos dhënë informacion dhe di shumë rreth çështjeve që lidhen me AKSHI-n. Së fundmi Shima kishte marrë edhe para me fajde, duke shtuar kompleksitetin në situatën e tij.
Humbja e kontakteve me të për rreth 10 orë ka ngritur dyshime dhe kërkon një hetim të thelluar nga autoritetet.
"Daniel Shima konsiderohej si truri kryesor i AKSHI. Kontaktin e fundit Shima e ka pasur me partneren. Ai ka qenë në Borsh, gjatë kohës së kthimit kishte blerë vezë. Dje ka shkuar tek shtëpia e gjyshes. Partneres i ka dërguar vetëm një mesazh që po më arrestojnë. Nga ky moment është dhënë alerti.
Por, kamerat e sigurisë e tregojnë edhe në Tiranë, deri tek Tuneli i Elbasanit. Ai ka thënë se ka pasur konflikt me partneren. Unë nuk e shikoj kështu, por besoj se çështja ka nevojë për hetim të thelluar. Policia duhet të sqarojë se Shima, pasi iku nga Tirana, kë takoi në Borsh dhe Shijak, pse e dërgoi atë mesazh se do më arrestojnë.
Daniel Shima di shumë. Nëse ai flet, shumë hetime mund të zhvillohen. Nuk besoj se ka qenë ikje me dëshirë. Duhet ditur nëse ai është kërcënuar dhe për të heshtur, a ka nevojë ai për mbrojtje dhe mos ka nevojë të flasë për atë që ka ndodhur në AKSHI. Kohët e fundit kishte kërkuar para me fajde. Kësaj çështje duhet t’i shkojë deri në fund policia. Ndoshta ka njerëz që janë të interesuar që ai të heshtë",-deklaroi Klodiana Lala.