Thirret në SPAK Abi Veliaj, vëllai i Erion Veliajt

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 21.08.2025, 11:35

Arbër Veliaj, vëllai i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, u paraqit këtë të enjte, më 21 gusht, në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Ai është thirrur nga prokurorët për t’u marrë në pyetje në cilësinë e personit që ka dijeni lidhur me hetimet që po zhvillohen ndaj kryebashkiakut.

Vetëm pak javë më parë, Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzoi ankimimin e Arbër Veliajt për kontrollet e kryera nga SPAK në dhjetor 2024 në banesat dhe bizneset e tij. Ndërkohë, më 25 maj, Gjykata e Lartë pranoi rekursin e tij dhe vendosi që çështja të rikthehej për rishqyrtim në Gjykatën e Apelit të Posaçëm, tek i njëjti trup gjykues.

Më 23 korrik, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, u shpall zyrtarisht i pandehur për disa akuza të rënda, përfshirë korrupsion, deklarim të rremë të pasurisë dhe pastrim parash. Së fundmi, ai i është drejtuar Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) me një kërkesë për shpalljen e pavlefshmërisë së hetimeve të SPAK.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit