Melia Durrës privatizon hyrjen te Gjiri i Lalzit dhe ndalon qytetarët: Zonë premium

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 21.08.2025, 11:01

Një tabelë me mbishkrimin “Plazh Privat – Zona Premium” është vendosur në një nga hyrjet drejt bregdetit në zonën e Gjirit të Lalzit, duke ngritur shqetësime për privatizimin e paligjshëm të hapësirave publike bregdetare. Siç shihet në foto, hapësira është e bllokuar me një pengesë dhe kontrollohet nga një subjekt privat, që pretendon se zona përballë është vetëm për klientët e Melia Durrës.

Pushuesit dhe banorët e zonës janë të shqetësuar, pasi askush nuk ka të drejtë të kufizojë lirinë e aksesit në vijën bregdetare. Raste të tilla janë denoncuar edhe më parë në media, por duket se fenomeni i privatizimit të detit po vazhdon i pandëshkuar në shumë zona turistike.

Organet kompetente si Policia e Shtetit, Inspektorati i Mjedisit dhe Ministria e Turizmit duhet të reagojnë mbi këtë shkelje të ligjit dhe të garantojnë që bregdeti t’i mbetet qytetarëve. Ndërkohë, qytetarët bëjnë thirrje që autoritetet të ndalojnë çdo përpjekje për përvetësimin e hapësirave publike nën justifikimin e zonave premium.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit