Aksidenti me fatalitet në Dollc, reagon kompania turistike

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 21.08.2025, 10:51

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 06:10 në rrugën Pejë-Prishtinë, saktësisht në Dollc.

Si pasojë e aksidentit mes një autobusi dhe një veture, ka mbetur i vdekur nje person dhe 5 të tjerë janë lënduar.

Kompania turistike, “Pranvera Tours” ka reaguar pas këtij rasti të rëndë, duke njoftuar se ka humbur jetën shoferi i veturës.

Ndërsa shoferi dhe pasagjerët e autobusit kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe gjendja e tyre është jashtë rrezikut.

“Me keqardhje të thellë ju njoftojmë se sot ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë njëri nga autobusët e kompanisë sonë dhe një automjet tjetër.

Fatkeqësisht, si pasojë e këtij aksidenti, ka humbur jetën shoferi i veturës. Ne shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen dhe të afërmit e tij në këtë moment të vështirë.

Shoferi dhe pasagjerët tanë kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe gjendja e tyre është jashtë rrezikut”, thuhet në njoftim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit