SPAK: Asnjë nga 140 deputetët e Kuvendit s’është në hetim

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 21.08.2025, 10:50

Deputetët e zgjedhur nga zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit mund të marrin "frymë lirisht" me leje të SPAK.

Një lajm i mirë për ata që do na qeverisin pavarësisht se në zgjedhje u bë nami me blerje votash, por drejtësia e re i ka harruar me kalimin e verës ato episode.

SPAK bëri të ditur përmes një përgjigjeje zyrtare se “emrat e përfshirë në listat e dërguara, nuk rezultojnë të jenë regjistruar deri tani si persona në hetim në regjistrin e njoftimit të veprave penale, në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”.

Për momentin, Dumani ka konfirmuar se asnjëri prej ligjvënësve të rinj nuk rezulton nën hetim. Të gjithë reultojnë të ndershëm dhe të pastër.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit