Policia jep detaje rreth aksidentit të rëndë autobus-veturë në Klinë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 21.08.2025, 10:47

Mëngjesin e sotëm ndodhi një aksident i rëndë trafiku në Dollc të Klinës, ku një veturë dhe një autobus me udhëtarë u përplasen ndërmjet vete.

Në pamjet fillestare të publikuara nga mediat lokale u bë me dije se nga ky aksident ka edhe të lënduar.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi tha se nga informacionet e grumbulluara deri më tani është konfimuar se ka pasagjerë të lënduar, por nuk dihet numri i saktë i tyre.

“Rreth orës 06:10, policia është njoftuar për një aksident që ka ndodhur në magjistralen Pejë-Prishtinë, më saktësisht në fshatin Dollc të Klinës. Të përfshirë ishin një autobus dhe një veturë. Nga njësitet që ndodhen në vendin e ngjarjes është konfirmuar se ka të lënduar, numrin e saktë të tyre nuk e dijmë. Njësitet kompetente po merren me hetimet që çojnë në zbardhjen e rastit”, deklaroi Gashi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit