Banorët e Yzberishtit mes ujërave të zeza: UKT nuk merr masa, na rrezikohet shëndeti

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 21.08.2025, 10:40

Banorët e pallatit MI&GI në zonën e Yzberishtit, Tiranë, kanë ngritur një shqetësim serioz lidhur me një pusetë të ujërave të zeza që ndodhet përpara godinës së tyre. Sipas tyre, sa herë ka shkarkime, situata bëhet e padurueshme për shkak të erës së rëndë dhe rrjedhjes së ujërave të ndotura, duke krijuar një ambient të rrezikshëm për jetesën.

Për JOQ, banorët shprehen se janë drejtuar pranë UKT-së për të kërkuar ndërhyrje, por janë informuar se kjo pusetë nuk është në juridiksionin e institucionit dhe konsiderohet si pronë private e pallatit. Në kushtet aktuale, komuniteti nuk ka as kapacitetin teknik dhe as mundësinë financiare për të menaxhuar këtë situatë, e cila kërkon ndërhyrje profesionale dhe institucionale.

"Përshëndetje JOQ! Dëshirojmë të ndajmë një shqetësim të madh që kemi si banorë të pallatit MI&GI në Yzberisht. Përpara pallatit ndodhet një pusete e ujërave të zeza e cila është bërë problem i vazhdueshëm për lagjen dhe banorët sa here ka shkarkime te ujrave te zeza. Ne jemi drejtuar te UKT, por ata na kanë thënë se kjo pusetë nuk është pjesë e përgjegjësive të tyre dhe se është pronë e pallatit. Nga ana tjetër, si banorë të një pallati të madh, nuk kemi as kapacitetin dhe as mundësinë që të menaxhojmë diçka të tillë, sidomos kur bëhet fjalë për kanalizime të ujërave të zeza që përbëjnë rrezik higjienik dhe shëndetësor për komunitetin. Ky problem kërkon zgjidhje urgjente, sepse situata jo vetëm që krijon era të padurueshme, por edhe përbën rrezik të madh për shëndetin publik, sidomos për fëmijët dhe të moshuarit që banojnë në këtë zonë. Kërkojmë që institucionet përkatëse të marrin përgjegjësinë dhe të japin një zgjidhje konkrete, në vend që të na kalojnë përgjegjësinë njëri-tjetrit", shkruhet në mesazhin e banorëve të pallatit MI&GI, Yzberisht për JOQ Albania.

Ata i bëjnë thirrje institucioneve përgjegjëse që të mos kalojnë topin e përgjegjësisë nga njëra palë te tjetra, por të ofrojnë një zgjidhje konkrete dhe urgjente. Problemi, përveç shqetësimit të përditshëm, përbën edhe një rrezik të madh për shëndetin publik, sidomos për fëmijët dhe të moshuarit që jetojnë në këtë zonë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit