Lirohen vëllezërit Emini, u mbajtën një javë në Serbi

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 21.08.2025, 10:33

Vëllezërit Bashkim dhe Xhemajli Emini janë liruar nga mbajtja e padrejtë në Serbi.

Ata janë shëndoshë e mirë dhe janë duke u kthyer në Gjermani tek familjarët.

Lajmin e ka konfirmuar nipi i familjes, Ervin Hoxha.

Një javë më parë ata ishin arrestuar në kufirin Serbi – Hungari, me pretendimin e pabazuar të autoriteteve serbe që Xh.E. dhe B.E. kanë rrëmbyer një serb më 1999.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit