Në Elbasan, te rruga e re e Trenit pranë pallatit 121/2, trotuari është kthyer në një hapësirë parkimi, duke vështirësuar kalimin e këmbësorëve dhe duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor. Banorët e zonës shprehen të pakënaqur dhe pyesin se si është e mundur që edhe pas gjobave të vendosura, situata nuk është normalizuar, ndërsa dyshojnë për aplikim selektiv të masave ndëshkuese.
Denoncuesit i bëjnë thirrje Policisë Bashkiake të Elbasanit që të ndërmarrë masa të menjëhershme dhe të marrë seriozisht këtë problem, për të garantuar sigurinë dhe lirimin e hapësirës publike për këmbësorët. Sipas tyre, mungesa e reagimit po favorizon shkeljet dhe po krijon rrezik për kalimtarët.
Denoncimi i banorëve:
Në Elbasan, te rruga e re e Trenit, pallati 121/2, bëhet trotuari parkim. Si është e mundur që këta nuk bëhen njerëz edhe pas gjobave, apo vendosen gjoba selektive? I bëj thirrje Policisë Bashkiake Elbasan të marrë masa dhe ta marrë seriozisht rastin në fjalë?! Ja pamja ilustruese, ndërsa ai që ka lokalin ngjitur pallatit ende nuk merr masa për lirimin e hapësirës publike.
