Pas publikimit në JOQ, nis gara mes 10 fëmijëve se kush do të strehojë nënë Xufen

Shkruar nga: U Tafa | Publikuar më: 21.08.2025, 08:40

Historia e nënë Xufes preku zemrat e mijëra shqiptarëve. E moshuara, e braktisur nga 10 fëmijët, u bë simbol i dhimbjes dhe vetmisë pasi rasti i saj u publikua nga JOQ.

Pamjet ku nënë Xufja u nxorr në rrugë bashkë me sendet personale ngritën shqetësim të madh në opinionin publik. Pas denoncimit, 10 fëmijët e saj u kujtuan papritur dhe nisën “garën” kush do ta marrë pranë, pas një kohe të gjatë heshtjeje dhe largësie.

Megjithatë, historia e saj nuk mbeti pa jehonë. Qindra qytetarë kontaktuan redaksinë dhe shprehën gatishmëri për ta ndihmuar me strehim, ushqime dhe përkujdesje, duke treguar edhe njëherë se solidariteti i njerëzve shpesh është më i madh se ai i gjakut.

Në fund, mbetet shpresa që nënë Xufja të gjejë paqen dhe kujdesin që e meriton, qoftë nga familja, qoftë nga zemrat e mira që u solidarizuan me të.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit