Familja e Daniel Shimes, ish-zëvendësdrejtor i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), kishte bërë kallëzim në polici për humbjen e kontakteve me të. Pas disa orësh ankthi, mësohet se 34-vjeçari është rikthyer pranë familjes.
Ai ka treguar se ishte larguar drejt jugut pas një konflikti me të dashurën, por nuk ka dhënë sqarime për mesazhin e çuditshëm që kishte dërguar më herët, ku shkruante se po e arrestonin. Shima ka mbajtur postin e zv.drejtorit për katër vite, duke u marrë me prokurimet publike të AKSHI-t, ndërsa një vit më parë është tërhequr nga kjo detyrë për t’iu përkushtuar biznesit privat. Ai është marrë më herët në pyetje edhe nga SPAK lidhur me tenderat e këtij institucioni.