I sapokthyer nga Italia, të riut i çahen 4 gomat e makinës në rrugët skandaloze të Kamzës

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 21.08.2025, 01:06

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar gjendjen skandaloze të rrugëve në zonën e Kamzës.

Ai thotë se sapo ishte kthyer nga Italia dhe duke shkuar drejt shtëpisë, në rrugën që lidh Bashkinë e Kamzës me drejtimin e Niklës, ka pësuar një dëm të madh pasi i janë çarë të katër gomat e makinës për shkak të gjendjes katastrofike të rrugës.

Qytetari shprehet i indinjuar, duke thënë se institucionet nuk bëjnë asgjë përveçse mendojnë për interesat e tyre, ndërsa qytetarët përballen çdo ditë me rrugë të shkatërruara që u dëmtojnë automjetet.

Ai ka dërguar edhe një video nga vendngjarja, ku duket qartë gjendja skandaloze e rrugës, ndërsa thekson se makinën e ka lënë atje dhe është detyruar të kthehet në banesë me taksi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit