Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për një rast shqetësues në zonën e Golemit. Sipas tij, personi që shfaqet në foto ndodhet që prej mbrëmjes së djeshme në këtë zonë dhe dyshohet se është i sëmurë.
Ai thekson se nga theksi i të folurës mendon se personi në fjalë është shqiptar nga Kosova.
Qytetari shprehet se ai nuk është i dhunshëm, por hyn në lokale, i afrohet njerëzve nëpër tavolina dhe merr ushqimin e tyre, duke u bërë i bezdisshëm për frekuentuesit e zonës.
“Përshëndetje, a mund ta postoni këtë person. Ndoshta dikush e njeh dhe të kontaktojë familjen e tij. Ka që mbrëmë është në Golem, është i sëmurë. Ju lutem nëse është e mundur ta postoni se po bëhet i bezdisur në lokal. Nuk është i dhunshëm, por u shkon njerëzve nëpër tavolina e u merr ushqimet.”
Kushdo që e njeh këtë person, ose ka informacion për familjarët e tij, është i lutur të kontaktojë menjëherë për t’i ardhur në ndihmë.