Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e JOQ Albania një ngjarje të rrezikshme në Rrugën e Arbrit, ku një shofer, i dyshuar në gjendje të dehur, ka vënë në rrezik serioz jetën e tij dhe të drejtuesve të tjerë.
Në pamje shihet një automjet që lëviz në mënyrë të çrregullt, duke kaluar në korsinë e kundërt disa herë.
Fillimisht, mjeti në fjalë për pak sa nuk përplas makinën ku ndodheshin qytetarët që filmuan videon, duke u futur rrezikshëm në drejtimin e tyre. Më pas, në fund të videos, shihet teksa ai hyn sërish në kundravajtje dhe për pak shkakton një aksident ballor me një tjetër mjet që i vinte përballë.
Qytetari që dërgoi denoncimin shkruan:
“Drejtuesi i mjetit ishte në gjendje të dehur, desh na mori në qafë. Për pak sa nuk shkaktoi një aksident. Ngjarja ndodhi para një ore, në Rrugën e Arbrit, ishte duke na vra.”
Fatmirësisht tragjedia u shmang dy herë brenda pak sekondave, por rreziku ka qenë i madh si për denoncuesin, ashtu edhe për drejtuesit e tjerë në rrugë.