“Motoristi i dehur i preu rrugën dhe u largua, Benz-i përplas 5 makina të parkuara”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 20.08.2025, 22:30

Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në unazën e qytetit të Durrësit. Sipas një dëshmitari okular, ngjarja u shkaktua nga drejtuesi i një motori, i cili dyshohet se ishte në gjendje të dehur ose nën efektin e lëndëve narkotike, pasi po lëvizte në mënyrë të çrregullt, majtas e djathtas, dhe gjithashtu qarkullonte pa drita.

Në tentativë për të shmangur përplasjen me motorin, një automjet tip Benz ka humbur kontrollin dhe është përplasur me 5 makina të parkuara në anë të rrugës, duke përfunduar në anën tjetër të rrugës.

Dëshmitari që ka dërguar edhe pamje nga vendngjarja, rrëfen për JOQ:

“Aksident i sapondodhur në unazën e Durrësit. Për t’iu shmangur motorrit që i preu rrugën, Benzi aksidentoi 5 makina të tjera. Motorristi, në gjendje të dehur apo i droguar, po lëvizte sa majtas djathtas dhe pa drita. Për të mos aksidentuar motoristin, shoferi i Benzit humbi kontrollin dhe u përplas me makinat e parkuara. Motorristi u largua nga vendngjarja pa u ndalur fare.”

Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka asnjë të lënduar.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga policia lidhur me shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit