Spiropali paguan më shtrenjtë për makinat e Dulakëve, skualifikon ofertat më të lira

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 20.08.2025, 21:30

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka miratuar një tender për blerjen e automjeteve zyrtare të Kuvendit, vetëm pak javë para nisjes së legjislaturës së re. Dokumentet zyrtare tregojnë se tenderi me objekt “Blerje autovetura”, me fond limit 13.033.335 lekë pa TVSH ose rreth 156 milionë lekë të vjetra me TVSH, është firmosur nga Spiropali më 7 korrik 2025 dhe është bërë publik nga Agjencia e Prokurimit Publik më 11 gusht 2025.

Nga dokumentacioni i procedurës rezulton se ofertat më të ulëta janë skualifikuar nga komisioni i prokurimit. Konkretisht, kompania “Mektrin Motors” sh.p.k paraqiti ofertën 11.250.000 lekë pa TVSH, ndërsa “Porsche Albania” sh.p.k ofroi 11.800.000 lekë pa TVSH. Të dy operatorët u përjashtuan nga gara, pavarësisht se ofertat e tyre ishin më të favorshme ekonomikisht.

Fitues u shpall operatori “Albania Motor Company” sh.p.k, në pronësi të vëllezërve Dulaku, me ofertën 12.900.000 lekë pa TVSH – rreth 1 milionë lekë më pak se fondi limit dhe ndjeshëm më e shtrenjtë se ofertat e skualifikuara. Kjo ofertë rezulton të jetë sa 99% e fondit limit.

Ky vendim ngre pikëpyetje mbi kriteret e ndjekura dhe transparencën e prokurimit, duke qenë se tenderi u mbyll në favor të një kompanie të lidhur me biznesmenë të njohur, ndërkohë që shteti do të paguajë më shumë për të njëjtin shërbim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit