17 vite pa asnjë gjurmë: Motra kërkon ndihmë për gjetjen e vëllait të humbur në Greqi

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 20.08.2025, 20:01

Një tjetër apel prekës ka mbërritur në redaksinë tonë, kësaj here nga një motër e dëshpëruar që prej 17 vitesh kërkon vëllain e saj të humbur në Greqi.

Ajo rrëfen se ka humbur kontaktet me të vëllain Iglin Zdrava që në vitin 2008, kur ai ndodhej në Athinë dhe njihej atje me emrin Ilia.

Pavarësisht kërkimeve të shumta në emisione televizive, burgje apo institucione të tjera, familja nuk ka arritur të marrë asnjë informacion për fatin e tij.

Mesazhi i plotë i saj dërguar në redaksinë tonë:

“Përshëndetje JOQ, doja të pyesja nëse është e mundur të publikohet edhe rasti i vëllait tim që ka humbur në Athinë në 2008 pa lënë gjurmë. Ju lutem, në emër të familjes time, që të na jepet kjo mundësi! Iglin Zdrava, vendlindja Fshati Deshiran, Elbasan, ditëlindja 18 Maj 1984. Ka humbur kontaktet më 16 gusht 2008 nga Athina. Ka jetuar shumë vite në Athinë, njihej me emrin Ilia! Kemi kërkuar tek shumë emisione por nuk ka pasur info! Kemi bërë denoncime edhe në Ministrinë e Drejtësisë në Athinë edhe në shumë burgje, por pa asnjë rezultat!”

Familja Zdrava lutet që kushdo që ka informacion për fatin ose vendndodhjen e Iglinit të kontaktojë menjëherë redaksinë tonë ose t’i drejtohet familjarëve në këtë numër telefoni: 00393271592692.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit