Një qytetare ka bërë një gjest human duke ofruar falas një kuti me Exemestane 30 tableta, një ilaç i cili përdoret në trajtimin e kancerit të gjirit.
Ky medikament i kushtueshëm përdoret zakonisht si terapi hormonale për të ngadalësuar apo parandaluar rikthimin e sëmundjes.
Kushdo që ka nevojë për këtë ilaç është i lutur të kontaktojë redaksinë tonë.