Ashensori i pallatit i prishur prej tre javësh, banorja: Të riparohet

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 20.08.2025, 16:57

Banorët e një pallati që ndodhet në rrugën ‘Murat Tërbaçi’ në zonën e Lungomares në Vlorë, janë prej të paktën tre javësh pa ashensor.

Një qytetare i është drejtuar redaksisë sonë për të denoncuar këtë problem që po ua vështirëson jetën të gjithë banorëve, sidomos të moshuarve dhe personave me aftësi të kufizuara. Ajo tregon se ashensori për pallatin me 9 kate është shumë i vogël, duke krijuar vonesa për banorët.

Pavarësisht gjithëçkaje, ashensori është jashtë funksionit prej tre javësh.

Prej më shumë se tre javësh ashensori i vetëm i pallatit nuk funksionon. Pallati është 9 kate dhe ka vetëm këtë ashensor, i cili përveçse është shumë i vogël, është jashtë funksionit pa ndonjë njoftim zyrtar për shkakun ose afatin e riparimit,” thotë denoncuesja.

Ajo shprehet se këtë problematikë e ka referuar dhe në institucione, por pa marrë asnjë zgjidhje.

Administrimi i pallatit është marrë përsipër nga vetë ndërtuesi i kompleksit, Z. Flamur Kadena. Unë kam një fëmijë 1-vjeç dhe është shumë e vështirë të hip 9 kate me këmbë e ti zbres me karrocë e gjërat e nevojshme për fëmijën. Plus që kam dhe kunatën që kur vjen këtu është invalidë, e ngelet e bllokuar në ashensor,” shton më tej zonja.

Banorët kërkojnë që të merren masat e nevojshme në mënyrë që problemi i ashensorit të zgjidhjet sa më parë. Ata kërkojnë që të kryen të gjitha kontrollet për të garantuar që ashensori plotëson të gjitha kushtet e sigurisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit