Alma mashtron klientin! I ofron shërbim se*sual dhe e grabit me shokun e saj

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 20.08.2025, 15:16

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Durrës, ku një 44-vjeçar ka rënë preh e një grabitje nga një grua që i ofroi shërbime seksuale kundrejt pagesës.

Policia ka arrestuar shtetasen Alma. H., 49-vjeçe nga Durrësi, e cila deri më tani ishte në masën e sigurisë arrest në shtëpi. Alma akuzohet për disa vepra penale, mes tyre “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim, “Prostitucioni” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. Në pranga ka përfunduar dhe Robert Laminca, i cili grabiti 40-vjeçarin.

Sipas hetimeve, Alma ftoi në shtëpinë e saj 44-vjeçarin nga Durrësi si 'klient'. Kur ky i fundit u paraqit për të marrë ‘shërbimin me pagesë’, në shtëpi ishte miku i Almës, Roberit i cili gjithashtu ishte në masën ‘arrest shtëpie’, por që e kishte shkelur këtë masë pasi nuk ndodhej në shtëpinë e tij.

Roberti ndërhyri duke i grabitur me dhunë 44-vjeçarit nga Durrësi telefonin dhe një shumë parash që ai kishte me vete. Për këtë Roberti u arrestua pak pas grabitjes, ndërsa Alma u arrestua sot.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit