Autobusi i turistëve futet në parakalim të dyfishtë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 20.08.2025, 13:56

Një qytetar që po lëvizte me automjetin e tij drejt Tepelenës është gjendur përballë një situate tepër të rrezikshme, ku për pak mund të kishte ndodhur një aksident i rëndë.

Në pamjet që ai ka dërguar, shihet qartë momenti kur një autobus turistësh dhe një automjet tjetër kryejnë njëkohësisht parakalim të dyfishtë në një segment rrugor ku kjo manovër është rreptësisht e ndaluar. Të dy automjetet parakalojnë një veturë dhe një kamion, duke vënë në rrezik jo vetëm jetën e tyre, por edhe të pasagjerëve që mbanin me vete dhe përdoruesve të tjerë të rrugës.

Për pak na karamboloi, po bënin parakalime të gabuara,” shkruan denoncuesi.

Raste të tilla, ku shkeljet flagrante të rregullave të qarkullimit rrezikojnë jetën e dhjetëra njerëzve, kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet dhe ndëshkim maksimal sipas ligjit për drejtuesit e papërgjegjshëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit