Qytetari mbetet i shokuar nga dhalli i skaduar që bleu në market

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 20.08.2025, 12:24

Shpesh na është dashur të denoncojmë shqetësime të qytetarëve sa i përket sigurisë ushqimore të produkteve që blejnë nëpër marketet e vendit, të cilat në shumë raste dalin të prishura.

Kështu i ka ndodhur këtij qytetari në Velipojë, pasi ka blerë një dhallë ‘Lufra’ në një supermarket ‘SPAR’ që ndodhet në zonë. Në tapën e shishes, shënohet se produkti skadon në datën 27 korrik 2025.

Pavarësisht se produkti ka disa javë që ka skaduar, punonjëset e supermarketit nuk e kanë hequr nga rafti, dhe qytetari e ka blerë. Kur e ka hapur, ka vënë re se kapaku dhe gryka e shishes ishin të të mykura në mënyrë të frikshme.

Këto pamje e kanë skandalizuar klientin, i cili do ta konsumonte dhallën bashkë me fëmijët e tij të vegjël.

“Këta duan të degjenerojnë dhe të mbysin njerëzit. A është turpi i botës, të shkosh në spital duke qenë në hallin tënd?,” shprehet denoncuesi.

Neglizhenca e punonjësve të supermarketeve shpesh mund të kthehet në diçka të rrezikshme për shëndetin e konsumatorëve, si në rastin konkret. Qytetarët kërkojnë që të merren masa, dhe produktet e skaduara të hiqen nga raftet për më shumë siguri.

Nuk mund të fitohet duke shitur ushqime të prishura, që rrezikojnë shëndetin e qytetarëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit