Ky është Besmir Kumria, bashkëfshatari e vrau për një kanal uji

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 20.08.2025, 09:40

Të tjera detaje janë zbuluar nga krimi i rëndë që tronditi fshatin Kryekuq të Divjakës, ku 25-vjeçari Xhesion Toromeni vrau me thikë 32-vjeçarin Besmir Kumria.

Sipas raportimeve, ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme teksa Besmiri ishte në një lokal bashkë me disa miq të tij. Xhesioni iu afrua dhe e qëlloi me thikë për vdekje, më pas u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Shokët e të ndjerit nuk patën asnjë mundësi që të ndërhynin, pasi ngjarja ndodhi shumë shpejt.

Shkak i kësaj ngjarje dyshohet të jetë një konflikt i vjetër për kanalin vaditës.

Autori i krimit u arrestua pas disa orësh ndjekje nga policia, i akuzuar për veprat penale “Vrasje me paramendim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Nga hetimet paraprake dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti të vazhdueshëm mes dy familjeve, lidhur me përdorimin e një kanali vaditës në fshat. Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të rastit”, njoftoi Policia e Fierit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit