Misini: Po ikin qytetarët, vetëm në vitin 2024 kërkesa për azil është rrit 108%

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 20.08.2025, 21:44

Profesori i Ekonomisë, Shkumbin Misini, tha se për shkak të importit të lartë e për shkak të varfërisë që e kemi, vendi ka nevojë për kompani prodhuese.

Ai ngriti alarmin se edhe qytetarët me bagazh profesional janë duke dashtë me u largu nga vendi për shkak të mosperspektivës.

Profesori tha se politikat aktuale po varfërojnë qytetarët.

Ai tha se “politikat qeveritare vetëm po e varfërojnë qytetarin dhe po e shtyjnë qytetarin me u largu nga vendi”.

“Vetëm në vitin 2024 nga Komisioni Europian ka dalë raporti, kërkesa për azil në BE është rritë për 108%. Po i shtyjnë qytetarët me u largu nga vendi”, tha Misini në Pressing.

“Kemi rritje të importit nga viti 2020-2024 për 94%, nuk mundem me kuptu ose po dal publikisht po ju them që ato diploma të ekonomistëve që janë nëpër qeveri e këshilltarë le ti shqyejnë se nuk e kanë as bazën elementare të Ekonomisë”, tha Misini.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit