Video virale: I dehuri godet me grusht policin, kolegia e tij e neutralizon me taser elektrik

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 20.08.2025, 01:15

Një video e publikuar nga mediat holandeze është bërë virale në rrjet, duke treguar momentin kur një person i dehur sulmon një oficer policie dhe më pas neutralizohet me taser elektrik nga kolegia e tij.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 18 gushtit në Conradkade të Hagës. Policia ishte njoftuar për dy persona që kishin rënë në ujë, por kur mbërritën në vendngjarje, ata tashmë kishin dalë jashtë. Oficerët i urdhëruan të largoheshin, por dy burrat kundërshtuan dhe u bënë agresivë.

Sipas policisë, njëri prej tyre, 26-vjeç, goditi me grusht në fytyrë një agjent. Ndërkohë, tjetri, 41-vjeç, tentoi t’i merrte një oficeri armën elektrike. Në këtë moment, policia përdori taserin për t’i neutralizuar dhe të dy u arrestuan.

Forcat e rendit në Holandë kanë deklaruar se dhuna dhe agresioni ndaj policisë apo shërbimeve të emergjencës janë të papranueshme dhe se çdo akt i tillë do të trajtohet me prioritet.

Pamjet janë postuar nga portali regio15.nl, prej nga është marrë edhe videoja e publikuar.

Ky incident vjen një ditë pas ngjarjes së rëndë në Itali, ku një 41-vjeçar shqiptar humbi jetën pasi u godit nga karabinierët me taser elektrik gjatë një përballjeje me uniformat blu.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit