I vodhi tendën me vlerë 5000€, qytetari-hajdutit: Ktheje mbrapsht, ose do të denoncoj!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 19.08.2025, 23:59

Vjedhjet në Shqipëri po bëhen gjithnjë e më të shpeshta, duke u shndërruar në një problem serioz për shoqërinë. Shumë qytetarë ndihen të pambrojtur përballë këtyre rasteve, ndërsa autorët shpeshherë mbeten të lirë edhe pas denoncimeve.

Një qytetar nga Tirana i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një rast të tillë, ku thotë se i është vjedhur tenda elektrike me vlerë rreth 5 mijë euro. Ai ka dërguar edhe pamje filmike ku shihet momenti i vjedhjes.

Qytetari shkruan:

"Përshëndetje JOQ, ju lutem më ndihmoni se më kanë vjedhur tendën elektrike me vlerë 5 mijë euro. I bëj thirrje personit që e ka marrë ta kthejë për 24 orë, se kam dhe foto e video të tij, përndryshe do ta denoncoj në polici. Ka ndodhur dje në orën 3 të mëngjesit më ka marrë komplet tendën. Është hera e dytë që më vjedh i njëjti person, pasi disa ditë më parë më kishte marrë edhe ullukun e tendës. E ndoqa me makinë në 3 të mëngjesit, i bërtita por nuk ndaloi dhe nuk arrita ta kap. Taksirat, po më ndihmuat se mos m'i prishin. Vjedhja ka ndodhur në rrugën Bernardin Palja, te shkolla e Kolegjit Turgut Ozal, Tiranë.”

Qytetari kërkon ndihmën e publikut për ta identifikuar dhe për t’i kthyer tendën e vjedhur, ndërsa paralajmëron se nëse kjo nuk ndodh, do të drejtohet në polici.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit