Rekord në Europë, Çekia vendos limitin e shpejtësisë 150 km/h

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 19.08.2025, 21:51

Çekia ka nisur zyrtarisht këtë verë një projekt pilot që vendos limitin e shpejtësisë në 150 km/h në disa seksione të përzgjedhura të autostradave. Ky është rasti i parë në Europë ku një vend lejon shpejtësi kaq të lartë në rrugë publike.

Projekti po zbatohet në segmentin mes Tábor dhe České Budějovice, në autostrada moderne të pajisura me tabela të ndryshueshme elektronike, të cilat përshtatin automatikisht limitet e shpejtësisë në varësi të kushteve të motit apo dendësisë së trafikut.

Në kontinent, edhe pse Gjermania njihet për pjesë të caktuara të autostradave pa limit shpejtësie, Polonia dhe Bullgaria kanë limitin më të lartë zyrtar deri më sot, me 140 km/h. Me vendimin e fundit, Çekia mban rekordin për limitin më të lartë specifik të shpejtësisë në Europë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit