Gentiani ia ka rrasur me gjyle parave të ARRSH qëkur Balluku i dha postin e drejtorit. Në mënyrë të vazhdueshme JOQ ka denoncuar shpërdorimin e fondeve publike nga ana e këtij insitucioni me në krye Gjylin.
Në një tender të fundit me objekt masa inxhinierike për mbrojtje lumore në rrugën e Arbanës është shpallur fitues i gjymë miliardi lekë "MF Invest Group" të Dritan Metajt dhe "Arkonstudio" e Erjon Kërit dhe Krenar Dilës.
Praktikisht Gjyli ia ka besuar gjysmë miliard lekë një kompanie që përpunon mish dhe
Në objektin e saj të veprimtarisë kompania e Metajt është gjithologe edhe përfshin në objektin e veprimtarisë dhe shërbimin e prodhimit e tregtimit, ambalazhimit të mishit dhe formave të ndryshme të përpunimit të tij.
Tender është shënuar me "Flamur të Kuq" për Skualifikim të të gjithë operatorëve në garë dhe skualifikim të ofertës më të ulët ekonomike.
