Velipojë/ Fëmija gjen në breg një peshkaqen të vogël

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 19.08.2025, 19:56

Një pamje e pazakontë është regjistruar këtë fundjavë në bregdetin e Velipojës. Një fëmijë është fotografuar duke mbajtur në dorë një peshkaqen të vogël, i cili ishte nxjerrë në breg.

Sipas dëshmitarëve, ekziston mundësia që peshkaqeni të jetë kapur nga peshkatarët dhe më pas të jetë hedhur në breg, pasi është e rrallë që kjo specie të dalë vetë kaq pranë vijës bregdetare.

Ngjarja ka tërhequr vëmendjen e pushuesve, të cilët kanë dërguar fotot dhe në redaksinë e JOQ.

Fotot janë kthyer në temë diskutimi mbi praninë e peshkaqenëve në ujërat shqiptare.

Autoritetet deri më tani nuk kanë dhënë një reagim mbi këtë rast, por ekspertët e mjedisit detar theksojnë se shfaqja e peshkaqenëve të vegjël në brigjet shqiptare është e rrallë, por jo e pamundur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit