Banorët e Lezhës janë duke u përballur prej disa ditësh me një zonjë agresive e cila bën veprime të pakontrolluara në rrugët e qytetit.
Nëpërmjet një video të dërguar në redaksinë tonë, një qytetare kërkon ndihmë nga institucionet, që zonja në fjalë të rehabilitohet në një qendër për përkujdesje ndaj personave në nevojë. Ajo dëgjohet duke bërtitur me të madhe: “Largoni menjëherë makinën afër portës time”.
Qytetarët raportojnë se zonja mban në dorë një shkop, me të cilin i drejtohet fëmijëve në rrugë. Sipas tyre ajo përdor dhe fjalor banal.
“Ju lutem joq postojeni. Kjo grua ka dit ne qytetin e Lezhes qe mban shkop ne dore dhe kercenon femijet me rrug dhe flet fjal banale. Ju lutem i bejm thirrje bashkis Lezhe qe te marre masa se ka nevoj per trajtim,” shkruan denoncuesi.
Nuk dihet nëse zonja në fjalë vuan nga ndonjë sëmundje e shëndetit mendor.