Raiffeisen Bank nën hetim nga SPAK! Pastronte paratë e presidentit të “Erzenit”, anëtar grupi kriminal

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 19.08.2025, 19:19

SPAK ka ngritur alarmin për përfshirjen e bankave të nivelit të dytë në skema të sofistikuara të pastrimit të parave.

Në raportin e vitit 2024, kreu i SPAK, Altin Dumani, paralajmëroi se struktura kriminale ndërkombëtare, mes tyre edhe mafia italiane, kanë shfrytëzuar bizneset shqiptare dhe bankat për të futur të ardhurat e tyre në sistemin financiar.

“Një nga skemat komplekse të pastrimit të parave në Shqipëri përfshin përdorimin e bankave nga bizneset vendase si ndërmjetës për organizatat kriminale ndërkombëtare, përmes shtresëzimit të transfertave”, deklaroi Dumani.

Ky paralajmërim merr një tjetër dimension pas operacionit më të fundit të SPAK, i cili çoi në sekuestrimin e 17 tonëve kokainë dhe asetesh të shumta, përfshirë resortin “Ajman Park”.

Në prill 2023, Raiffeisen Bank kishte marrë në garanci të gjitha aksionet e biznesmenit Fadil Balla (i njohur edhe si Julian Balla) në kompaninë “AMR” shpk, pronare e resortit. Marrëveshja u firmos si pjesë e një kredie të dhënë Ballës, me kalimin e 100% të aksioneve në favor të bankës.

Vetëm pak muaj më vonë, SPAK nisi hetimet ndaj grupit ku bënte pjesë Balla, i cili aktualisht është shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ai njihej prej kohësh si ish-president i klubit të futbollit “Erzeni” dhe si investitor në sektorin turistik.

Që prej 14 gushtit, resorti është nën administrim të shtetit si pasuri e sekuestruar, ndërsa Raiffeisen Bank është zyrtarisht e njoftuar për këtë vendim. Burime nga SPAK konfirmuan se hetimet do të shtrihen edhe mbi kontratën e kredisë së dhënë, për të verifikuar nëse institucioni bankar është përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë apo indirekte në skemën e pastrimit të parave.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit