Një qytetare nga Vlora ka denoncuar në redaksinë tonë një problem serioz dhe të vazhdueshëm në një pallat banimi në zonën e Lungomares.
Ajo thotë se prej më shumë se 3 javësh, ashensori i vetëm i pallatit 9-katësh nuk funksionon, duke e bërë të përditshmen të papërballueshme për shumë banorë, veçanërisht të moshuarit, fëmijët dhe personat me aftësi të kufizuara.
“Kam një fëmijë 1 vjeç dhe më duhet të ngjitem çdo ditë 9 kate me karrocë e çanta. Kunata ime është invalide dhe mbetet e bllokuar në apartament sa herë vjen, sepse nuk ka si të zbresë. Është e papranueshme,” – thotë qytetarja në mesazhin e saj.
Ajo thekson se ashensori jo vetëm që është i prishur, por nuk ka asnjë njoftim zyrtar mbi riparimin apo shkakun e mosfunksionimit. Më shqetësuese është fakti që dyshohet se ai nuk është i kolauduar dhe nuk ka kaluar kontrollet teknike për sigurinë.
Sipas denoncueses, administrimi i pallatit mbahet në mënyrë informale nga vetë ndërtuesi, pa një administrator të zgjedhur nga banorët dhe pa asnjë transparencë për fondet apo mirëmbajtjen.
Ajo ka treguar se pak ditë më parë është detyruar të njoftojë Policinë dhe Zjarrfikësen, pasi kunata e saj invalide, nuk mundi të largohej nga pallati dhe ashensori u rregullua për pak orë në mesnatë, por pas 2 ditësh u prish sërish.
Qytetarja konfirmon se ka nisur edhe një ankesë zyrtare në adresën e ISHMT-së (Inspektorati Shtetëror I Mbikëqyrjes së Tregut) por ende nuk ka marrë përgjigje. Ajo kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet për: verifikim teknik dhe kolaudim të ashensorit, riparim të menjëhershëm dhe kthimin në funksion sipas standardeve dhe hetim për neglizhencë ndaj ndërtuesit/administratorit.
Denoncimi i qytetares:
Pershendetje! Pas shum perpjekjeve po ju shkruaj dhe juve per nje shqetesim ne pallatin ku jetoj ne vlore
ANKESË PËR MOSFUNKSIONIMIN DHE MOSKOAUDIMIN E ASHENSORIT
Kërkesë për verifikim/kolaudim dhe rregullim të menjëhershëm të ashensorit në një pallat banimi
Unë, banor i një prej apartamenteve në Kompleksin e pallateve ndodhur në: Rruga “Murat Tërbaçi”, Kthesa e Bar “Hanover”, Lungomare, Vlorë, dëshiroj të paraqes këtë ankesë lidhur me një problem serioz dhe të përsëritur në lidhje me ashensorin e këtij pallati. Prej më shumë se 3 javësh, ashensori i vetëm në pallatin tonë nuk funksionon, duke shkaktuar shumë vështirësi për të gjithë banorët, sidomos për të moshuarit, fëmijët dhe personat me aftësi të kufizuara. Pallati është 9 kate dhe disponon vetëm një ashensor shumë të vogël, i cili përveç se është i pamjaftueshëm për fluksin e banorëve, rezulton të jetë jashtë funksionit, pa ndonjë njoftim zyrtar për shkak apo afat të riparimit.
Gjithashtu, dyshohet se ashensori nuk është i kolauduar sipas ligjeve dhe standardeve të sigurisë në fuqi. Kjo situatë përbën rrezik serioz për jetën dhe shëndetin e banorëve. Theksoj se administrimi i pallatit është marrë përsipër nga vetë ndërtuesi i kompleksit, i cili mban rolin si administrator informal, pa dokumentacion të qartë, pa mbledhje banorësh apo transparencë mbi menaxhimin dhe mirëmbajtjen.
Në këto kushte, kërkoj: Verifikim urgjent nga institucionet përkatëse të kolaudimit teknik të ashensorëve, për të parë nëse ai është i certifikuar dhe i sigurt për përdorim; Riparim i menjëhershëm i ashensorit dhe kthimi i tij në funksion sipas standardeve të sigurisë; Mbikëqyrje dhe hetim ndaj administratorit të pallatit për neglizhencë dhe mungesë transparence; Marrje masash për vendosjen e një administrimi të rregullt dhe me përfaqësim të drejtë të banorëve.
Nëse kjo situatë nuk zgjidhet në mënyrë të menjëhershme, do të detyrohemi t’i drejtohemi më tej organeve ligjore dhe mediave për të denoncuar këtë problem. Un sot kam nisur dhe kete email ne info @ ishmt.gov.al Dhe Po pres a do me pergjigjen
Doja thjesht te publikoja te faqa juaj kete problem se cdo pallat duhet te ket Aministrator te vendosur nga banoret e jo te jete e ta vendosi vete ndertusi. Te vetvendoset aministrator. Ju falenderoj
Theksoj se administrimi i pallatit është marrë përsipër nga vetë ndërtuesi i kompleksit, z. Flamur Kadena. Une kam nje femij 1 vjec dhe eshte shum e veshtire te hipi 9 kate me kembe e ti zbres me karroc e gjera te nevoitshme per femijen. Plus qe kam dhe kunaten qe kur vjen ketu eshte invalide e ngelet e bllokuar ne pallat. Sot kam nisur nje email sic ju shkruajta ne [email protected]. Ne daten 29 mora ne telefon dhe polizin dhe zjarrfikset se pse personi qe duhet te meret me ashensorin tha qe do e rregullonte e nuk e pash me ketu. Por pasi mora policin se skisha cfar te beja me duhet te ikte kunata sic ju thash eshte invalide e rregulloj ne 12 te nates e 2 dit funksionoj e u prish prap.
