Diti i Postës i “fal” 1 MILIARD Lekë për internet Koço Kokëdhimës

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 19.08.2025, 18:22

S'u vjen fundi skandaleve korruptive dhe abuzimeve flagrante me fondet publike nga institucionet e shtetit... këtë radhë nga Posta Shqiptare.

Ardit Demiri drejtor i institucionit ka favorizuar kompaninë “Abissnet” të Koço Kokëdhimës duke i dhënë një kontratë me vlerë mbi 1 MILIARD Lekë me TVSH.

Fondi limit ishte gati 1,2 MILIARD Lekë dhe fituese në tender u shpall kompania e Kokëdhimës me një ndër ofertat më të larta.

Të gjitha kompanitë e tjera në garë janë skualifikuar nga tenderi për mosplotësim të kritereve të posaçme të tenderit, gjë që ngre dyshime për favorizim t Kokëdhimës dhe përpilim të dokumentave mënyrë që kriteret e veçanta të plotësoheshin vetëm nga Abissnet.

Tenderi klientelist është shënuar me Flamur të Kuq për Skualifikim të të gjithë operatorëve ekonomikë në garë dhe skualifikim të ofertës më të ulët.

Kontrata e Postës për internet, me vlerë mbi 1 miliardë lek në biznesin e Koço Kokëdhimës tregon një tjetër rast të përpjekjes për të shfrytëzuar tenderat shtetërore pa transparencë dhe pa garë reale, duke shpërdoruar haptazi paratë e buxhetit të shtetit e duke ia vënë në duar oligarkëve.

Shpresa e fundit është transparenca, hetimi nga SPAK dhe reagimi i institucioneve që prezumohen të pavarura.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit