‘Skifterët’ e Laçit fillojnë të vjedhin pusetat e qytetit

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 19.08.2025, 18:58

Qytetarët e Laçit po përballen prej mujash me një fenomen të çuditshëm që po u shkakton shumë probleme, sidomos në lëvizjen me automjete.

Bëhet fjalë për vjedhjen e kapakëve të pusetave, të cilat merren nga persona të panjohur duke lënë nëpër rrugë gropa të thella që shpesh bëhen rrezik për aksidentet.

Një aksident ka ndodhur së fundmi në Laç, ku një qytetar që po udhëtonte me makinë ka rënë brenda në pusetë. Për pasojë ai ka prishur gomën e cila thotë se i kushton 80 euro.

Ne mes te Lacit kan vjedh puseten nga 3 muj dhe askush nuk ven dore bashkia lacit nuk ka marr masat e ka lan ne mshir te fatitit ku qytetar te ndryshem kan kalu ne at rrug dhe tgjith kan ra brenda dhe damet e makines kan qan te shumta ne shum raste jo vetem mu por shum e shum tjer si une,” shkruan denoncuesi.

Qytetarët i bëjnë thirrje institucioneve lokale që të reagojnë dhe të vendosin kapakë të rinj për pusetat, në mënyrë që aksidentet të shmangen.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit