10 minuta pasi JOQ e publikoi, makina gjendet e aksidentuar në Sarandë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 19.08.2025, 17:02

Vetëm 10 minuta pasi JOQ Albania publikoi shqetësimin e një qytetari në Tiranë i cili tregonte se një turist me nënshtetësi Franceze i kishte marrë këtë automjet me qira dhe nuk ia kishte kthyer më, ai ka mundur ta gjejë makinën e tij.

Qytetarë nga Saranda e kanë telefonuar pronarin, duke i treguar se makina ndodhet në qytetin bregdetar e aksidentuar njëjtë sikur tha denoncuesi.

Redaksia jonë mëson se makina është aksidentuar 6 ditë më parë në autostradën Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Kafaraj, ku ishte përplasur me një furgon pasagjerësh. Turistët ishin duke udhëtuar drejt Ksamilit por janë përplasur me furgonin e linjës së Libohovës.

Më pas makinën e aksidentuar sikurse mund të shihet në foto, e kanë braktisur në Sarandë. Qytetari i falenderon të gjithë ata që bashkëpunuan për gjetjen e automjetit.

“Shum flm nga ju e gjetem makinen vlla sapo na telefonuan jeni m tmiret. Po direkt pasi e postuat ju makina u gjet na telefonuan nga Saranda,” shkruan ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit