‘Francezi mori makinën tonë me qira dhe se ktheu më, ne sa e blemë!’

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 19.08.2025, 16:17

Një djalë i ri që ka një biznes për makina me qira në Tiranë i është drejtuar redaksisë sonë për të kërkuar ndihmën e qytetarëve, pasi një klient i ka vjedhur një automjet tip ‘Audi’.

Pronari i biznesit thotë se sapo e blenë makinën, e kërkoi me qira një shtetas me nënshtetësi Fraceze. Pasi e kanë dhënë me qira, francezi dyshohet se ka bërë një aksident dhe nuk e ka kthyer më makinën te biznesi.

Denoncuesi shton se makina nuk ka një GPS, pasi nuk kishin mundësi t’ia vendosnin që në momentin kur e blenë. Djali nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e kësaj makine me targa “AB 741 OF”.

Ai ka bërë një denoncim në polici, por deri më tani hetimet nuk e kanë zbuluar vendndodhjen e automjetit. Kushdo që ka informacion për këtë makinë, është i lutur të telefonojë pronarin e saj në numrin +355 69 255 6735

Denoncimi i plotë:

À mund ta publikoni nje makine qe na ka humbur ju lutem eshte dhene me qera nga nje klient i cili ishte me shtetas Francez e ka demtuar makinen por nuk e kan dorzuar nuk e dime se ku e ka lene makinen sepse per fat te keq ishte dita e pare qe e patem blere dhe nuk i kemi véndour Gps. Nuk kemi asnje informacion per te. E kemi dhe denoncuar por akoma asgje. +355 69 255 6735.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit